GJUKANOVIQ FTOI PËRFAQËSUESIT E PARTIVE PARLAMENTARE NË KONSULTIME PËR DATËN E ZGJEDHJEVE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka ftuar përfaqësuesit e partive parlamentare në bisedime për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare. Siç njoftojnë nga kabineti i Gjukanoviqit, data për konsultime është e marte, më 16 qershor. “Presidenti Gjukanoviq u ka dërguar një ftesë përfaqësuesve të partive parlamentare dhe koalicioneve për konsultime për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare. Afati i fundit për konsultime është e marte, 16 qershor 2020”, thuhet në deklaratë.

SHARE