GJEKA: PREJ FILLIMIT TË QERSHORIT NË ULQIN 500 MYSAFIRË TË REGJISTRUAR

Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, deklaroi se nga fillimi i këtij muaji në rivierën e Ulqinit u regjistruan 500 mysafirë.

“Bëhet fjalë kryesisht për mysafirët nga rajoni”, tha ai për Televizionin e Malit të Zi.

Sipas fjalëve të tija, Ulqini është tërësisht gati për sezon, ndërsa pritet që ditët e ardhshme të rritet numri i mysafirëve.

Pas epidemisë së korona virusit, organizatat turistike dhe të gjithë punonjësit që merren me këtë degë të ekonomisë janë fokusuar për të shpëtuar sezonin turistik.

Nga Riviera e Budvës thuhet se i gëzon fakti mbi numrin e mysafirëve vendas, por edhe interesimi i turistëve nga Serbia, Bosnje Hercegovina e Shqipëria si dhe nga tregjet tjera evropiane.

SHARE