MALI I ZI, DITË ZIE PËR TRAGJEDINË E KOÇANIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Në një seancë telefonike të datës 16 mars 2025, Qeveria, me pëlqimin e shumicës së anëtarëve, miratoi Vendim për shpalljen e 17 marsit 2025 ditë zie, me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan, Maqedoni e Veriut.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ngjarjen tragjike në Koçan. Qeveria e Malit të Zi është e gatshme të qëndrojë pranë popullit mik të Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat e nevojshme në këtë kohë të vështirë. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Maqedoninë e Veriut”, tha në një telegram të kryeministrit Millojko Spajiq.

Në ditën e zisë, në përputhje me Ligjin për Simbolet Shtetërore, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore dhe objektet e organeve të pushtetit vendor dhe institucioneve publike.

Në përputhje me Vendimin, në ditën e zisë nuk do të zhvillohen programe publike, kulturore apo argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzikë në lokalet hotelierike.

Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që programet e tyre ‘i përshtatin shënimit të ditës së zisë.

Një zjarr që shpërtheu në një diskotekë në qytetin e Koçanit, në Maqedoninë e Veriut lindore, natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës vrau 59 persona dhe plagosi më shumë se 100.

SHARE