KRIJOHET PLATFORMA PËR TË PËRMIRËSUAR MARRËDHËNIET MIDIS MALIT TË ZI DHE EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Sot, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, priti Ambasadoren e re të Emirateve të Bashkuara Arabe në Malin e Zi, Nabil Abdelaziz Naser Said Alshamsi.

Brajoviq vlerësoi se janë krijuar parakushte për krijimin e një partneriteti strategjik midis dy vendeve, i cili do të ishte një platformë e shkëlqyeshme për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në të gjitha segmentet me rëndësi reciproke.

Sipas deklaratës, Brajoviq theksoi se dhurimi i vlefshëm i shtatë ton pajisjeve mjekësore mbrojtëse të dhëna nga Emiratet e Bashkuara Arabe për shtetin e Malit të Zi është një tjetër konfirmim i miqësisë midis dy vendeve, me një rëndësi të veçantë në periudhën kur është e nevojshme të ruhet shëndeti i qytetarëve.

“Alshamsi theksoi se përparësia e misionit të saj në Mal të Zi do të jetë forcimi i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se Emiratet e Bashkuara Arabe e shikojnë Malin e Zi si një partner të rëndësishëm strategjik. Ambasadorja vlerësoi veçanërisht të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente malazeze në luftën kundër Covid 19”, tha ajo.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë me theks në investimet.

SHARE