Komisioni shtetëror zgjedhor i Malit të Zi, pranojë ankesën e Malit të Zi Demokratik dhe vëndosi që të përsëriten zgjedhjet në dy vendvotime në Komunën e Ulqinit.
Zgjedhjet do të përsëriten në vendvotimin 13 në Darzë dhe në vendvotimin 34 në Ndërmarrjen publike komunale. Në këto dy vendvotime gjithsej janë të regjistruar 1243 votues, ndërsa në zgjedhjet e 4 shkurtit në këto vendvotime votuan 704 qytetarë.
Në zgjedhjet e javës së kaluar në Ulqin, Forca e Re Demokratike de Partia Demokratike e Socialistëve moren nga 9 mandate, Koalicioni „Zgjohu Ulqin“, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Lidhja Demokratike, mori 8 mandate,Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Social Demokratët, morën nga 3 mandate dhe Lëvizja Qytetare Ura, mori 2 mandate