Foto: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance
Me mbështetjen e AfD-së së ekstremit të djathtë, plani i kandidatit për kancelar të CDU, Friedrich Merz për një ashpërsim të ndeshëm të politikës së azilit, mori dritën jeshile në Budestagun gjerman.
Kancelari Olaf Scholz e sulmoi Kerzin ashpër për këtë hap, duke e akuzuar për thyerjen e një tabuje, por ndërhyrja nuk e ndryshon dot situatën.
Nisma e kreut të kristiandemokratëve gjermanë ngjalli debate të nxehta në parlament.
Merz, i cili është pretendenti më i fortë për t`u bërë kryeministri i ri i vendit pas zgjedhjeve të reja parlamentare në 23 shkurt kishte paraqitur përmes grupit të tij parlamentar, të përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, dy mocione që synonin ashpërsimin ndjeshëm të politikës së migrimit.
Një prej tyre u miratua me votat e AfD-së, e cila ka elementë të ekstremit të djathtë në disa nga radhët e saj, rasti i parë në historinë e parlamentit gjerman.
Dukshëm i tensionuar, Scholz insistoi se CDU dhe CSU po sulmonin thelbin e së drejtës së azilit. E drejta e azilit është nder të tjera një përgjigje e drejtpërdrejtë për tmerrin e regjimit nazist.
Në atë kohë, gjermanët dhe hebrenjtë evropianë u refuzuan në kufijtë e huaj.
Mësimi i historisë është se kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe Gjermania nuk duhet të lejojë kurrë më të ndodhë.
Mocioni i parë kërkon, ndër të tjera, kontrolle të përhershme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalim të hyrjes për të gjithë personat pa dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse shprehin dëshirën për mbrojtje.
Ata që janë të detyruar të largohen nga vendi duhet të arrestohen dhe dëbimet duhet të bëhen në baza ditore, ndërsa në mocionin e dytë, CDU bëri thirrje për një “ndryshim rrënjësor në politikën e sigurisë kombëtare”.
Plani përfshin ndër të tjera, kufizimin e emigrimit dhe përfundimin e bashkimit familjar për përfituesit e mbrojtjes subsidiare.
Bëhet fjalë për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por u lejohet të qëndrojnë në Gjermani për momentin për arsye të tjera.
Ligji megjithatë do të duhet të miratohet përfundimisht nga Bundesrati, përfaqësia e 16 landeve federale, e ai nuk do ta diskutojë këtë çështje deri pas zgjedhjeve të 23 shkurtit.