Fatura mesatare e tetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi është 27,90 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.
Në tetor 2024, amvisëritë kanë konsumuar 100,196,872 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është 5,85 për qind më pak krahasuar me konsumin e muajit tetor dhe krahasuar me tetorin 2023, konsumi është 6,49 për qind më i lartë.
“Fatura mesatare e tetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 27.90 euro. Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive u shënua në Mojkovc 21,84 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Nikshiq, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 32,53 euro energji elektrike”, thuhet në komunikatën e EEMZ.
Kompania thekson se 68,1 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, nga 30 në 50 euro 17,8 për qind e konsumatorëve, nga 50 në 100 euro 11,7 për qind e konsumatorëve, ndërsa konsumi mbi 100 euro është lexuar te 2,4 për qind e konsumatorëve.








