Në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, gjatë festës – Ditës së Njegoshit, më 13 dhe 14 nëntor 2024, qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Tuz” dhe “Zetë”, është bërë e ditur nga ai institucion shëndetësor.
“Puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë me rastin e Ditës së Njegoshit do të kryhet ekskluzivisht në pikën “Bllok V” me dy turne nga ora 07:00-14:00 dhe nga ora 14:00-21:00 për territorin e komunës së Podgoricës, ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz mjeku i zgjedhur për të rritur do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, dhe në komunën e Zetës objektin shëndetësor “Gollubovc” po ashtu nga ora 07:00 deri në 15:00”, thuhet në njoftim.
Qendra për diagnostifikim laboratorik në objektin shëndetësor “Bllok V” do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 21:00.
Njësia e patronazhit do të punojë sipas orarit të përcaktuar, ndaj edhe gjatë ditëve të festave do të pranohen porosi në objektet shëndetësore “Bllok V” në periudhën nga ora 07:00-19:00, ndërsa terapia sipas urdhrit të mjekut të zgjedhur do të jepet në banesën e pacientit çdo ditë, nga ora 07:00-19:00.








