INSPEKTORATI DHE SINDIKATAT KONTROLLOJNË RRITJEN E PAGAVE

Punonjësit që dyshojnë se punëdhënësi i tyre nuk i ka llogaritur pagat e muajit tetor në përputhje me ndryshimet në ligj nga programi „Evropa Tani 2“ dhe Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, mund të kontaktojnë Inspektoratin e Punës ose Unionin e Sindikatave të Lira, nëse janë anëtarë të tij.

Më 1 tetor kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për kontributet e detyrueshme sociale, me të cilat punëdhënësit i hiqet kontributi i sigurimit pensional prej 5.5 për qind të pagës bruto, ndërsa kontributi i punonjësit është ulur nga 15 në 10 për qind.

Në atë kohë hyri në fuqi një ndryshim në ligjin e punës, duke rritur pagën minimale nga 450 në 600 euro për punonjësit në pozicionet që kërkon përgatitje shkollore deri në nivelin e pestë të arsimit, dhe deri në 800 euro për vendet e punës që përcaktohen me sistemim për diplomën e arsimit së lartë me nivel të gjashtë ose më të lartë.

Të gjithë punonjësit e tjerë, të cilët nuk mbulohen nga rritja e pagës minimale, duhet të kenë rritje të pagës neto për muajin tetor me rreth gjashtë për qind, bazuar në uljen e normës së kontributit për Fond PIO nga 15 në 10 për qind të pagës bruto.

SHARE