Foto: Bojan Gnjidić
Qeveria e Malit të Zi ka vlerësuar se shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Këto janë ndër prioritetet e Malit të Zi për debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju Jork nga 22 deri më 28 shtator.
Delegacionin malazez do ta udhëheqë presidenti Jakov Millatoviq, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq dhe ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun.
Mali i Zi do të theksojë gjithashtu angazhimin për paqen dhe sigurinë, të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e sistemit multilateral, si dhe vazhdimin e harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.









