Në raportin e Komitetit Këshillimor për Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës (KE) për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, u njoftua se Mali i Zi, pavarësisht turbulencave të rënda politike dhe sociale, mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë, sundimit të ligjin dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave.
Gjithashtu, raporti thekson se ai përkufizohet edhe përmes diversitetit dhe ndërkulturalizmit të tij, që burojnë nga fakti se asnjë grup nuk përfaqëson një shumicë absolute në vend.
Në këtë kuptim, u theksua që Fondi për Pakica të mos jetë në shërbim të qëllimeve partiake-politike.
Në këtë drejtim, theksohet se autoritetet mbeten aktive në përpjekjet për masa të ndryshme në fushën e politikave për promovimin e kulturave, identiteteve dhe pjesëmarrjes së pakicave kombëtare – edhe kur është në kushtet e rrethanave të vështira sociale.
“Pavarësisht aktiviteteve që po kryhen me shpresën se situata do të stabilizohet me kalimin e kohës, me një qeveri të qëndrueshme tani në pushtet, ka punë për të bërë për të vlerësuar efektet e pesë viteve të fundit dhe për të krijuar masa politike për zgjidhjen e problemit, duke u angazhuar me shoqërinë civile, përfaqësuesit e pakicave dhe të tjerët për të (ri)ndërtuar besimin”, thekson raporti.
Po ashtu, në raport thuhet se kuadri ligjor për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare është kryesisht i pandryshuar dhe mbetet një bazë solide për promovimin e të drejtave të pakicave, të cilat respektohen mirë, veçanërisht në lidhje me edukimin gjuhësor të minoritetit shqiptar.
Gjithashtu, ekziston një gamë mbresëlënëse e llojeve të mbështetjes për kulturat e pakicave përmes burimeve të shumta të financimit, kryesisht përmes Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
Megjithatë, ata theksojnë se është e nevojshme të përmirësohet puna e Fondit të lartpërmendur, i cili mbetet i instrumentalizuar për qëllime partiake-politike.
Komiteti Këshillimor për Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës (KE) për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare thekson se situata e romëve dhe egjiptianëve mbetet shqetësuese dhe kërkon vëmendjen urgjente të autoriteteve në të gjitha nivelet për të zgjidhur problemet lokale që lidhen, ndër të tjera, me strehimin, dokumentacionin dhe aksesin në kujdesin shëndetësor.
Rekomandimet e Këshillit të Evropës për veprim urgjent
“Komiteti u bën thirrje autoriteteve që të rishikojnë procedurën e emërimit në Komisionin për vlerësimin e projekteve të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në mënyrë që të sigurohet që të gjitha pakicat kombëtare të jenë të përfaqësuara në të, si dhe diversiteti brenda komuniteteve pakicë, si dhe të ndërmerren hapa për zgjidhjen e problematikave të instrumentalizimit të Fondit në shërbim të qëllimeve partiake-politike”, thuhet në raport.
Siç theksojnë ata, është e nevojshme të sigurohet trajnime për anëtarët e pakicave kombëtare në mënyrë që t’u mundësohet aplikimi për projektet e Fondit në baza të barabarta me organizatat, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e projekteve për sa i përket efektivitetit të tyre, ndër të tjera, në rritjen e ndërgjegjësimit për kulturat dhe identitetin e pakicave kombëtare. Siç u shprehen ata, forcimi i mirëkuptimit ndërkulturor duhet të përmirësohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.