MUJOVIQ: LIGJI I RI PËR ENERGJINË ËSHTË NJË MUNDËSI E MADHE PËR QYTETARËT

Në proces është procedura për miratimin e Ligjit të ri të Energjisë, i cili do të transpozojë Direktivën Evropiane 2019/944, e cila i referohet rregullave të përbashkëta për funksionimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike, njoftoi ministri i Energjisë, Sasha Mujoviq.

“Kemi kënaqësinë të theksojmë se gjatë diskutimit publik janë pranuar më shumë se 300 komente për tekstin e Ligjit, gjë që flet shumë për rëndësinë e tij, transparencën e procedurës dhe interesin e publikut”, tha Mujoviq.

Siç thotë ai, ky Ligj është nga kategoria e ligjeve themelore të energjisë, veçanërisht i rëndësishëm nga aspekti i lidhjes së tregut malazez të energjisë elektrike me atë evropian.

Gjithashtu, Ligji parashikon përfitime të shumta për qytetarët dhe subjektet afariste, pasi u mundëson atyre të konsumojnë, ruajnë apo shesin energji elektrike, si dhe të marrin pjesë në programet e ofrimit të shërbimeve që ndikojnë në fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik.

Krahas këtij Ligji, së shpejti në debat publik do të diskutohet edhe Ligji i ri për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe gazit natyror, me miratimin e të cilit do të përfundojë transpozimi i të gjithë pakos së rregulloreve të Komunitetit të Energjisë.

Në këtë mënyrë legjislacioni ynë në fushën e energjisë do të harmonizohet me asetet ligjore të BE-së.

SHARE