SOT NISIN PAGESAT E PENSIONEVE

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Malit të Zi njofton përfituesit e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor se sot më 19 shtator do të fillojë pagesa e të ardhurave të rregullta mujore për muajin gusht 2024.

“Pensioni mesatar (pa diferencën e llogaritur) për muajin gusht është 495,10 euro, ndërsa pensioni mesatar i paguar me diferencat e llogaritura është 515,17 euro”, thuhet në njoftim.

Mjetet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor janë 62,122 milionë euro.  

SHARE