Për të ruajtur shëndetin publik, rekomandimet më të rëndësishme janë ruajtja e distancës fizike, higjena e duarve dhe veshja e maskës mbrojtëse.
Për të informuar siç duhet, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur një animacion ku shpjegohet përdorimi i duhur i maskave, si dhe një insert/ video, por edhe një hashtag të ri që do të zëvendësojë #QËNDRONËSHTËPI e deritanishme.
“Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi të falënderojmë edhe një herë për kontributin e madh që keni dhënë në ruajtjen e shëndetit publik,” thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik.
Hashtag-u i ri që do të zëvendësojë #QËNDRONËSHTËPI do të jetë #DistancaDuartMaska.