Protestuesit izraelitë bllokuan një rrugë në Tel Aviv për të bërë presion ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me palestinezët, transmeton agjencia turke Anadolu.
Protestuesit, duke përfshirë të afërm të izraelitëve të mbajtur peng në Gaza, bllokuan një rrugë në zonën Metzudat Ze’ev në Tel Aviv, e cila përfshin selinë e Partisë Likud të Netanyahut.
Protestat masive shpërthyen në Izrael që nga e diela pasi ushtria tha se ka gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gazën jugore.
Hamasi ka thënë se pengjet u vranë në sulme ajrore izraelite në enklavën palestineze.