Sipas të dhënave të Monstat, paga mesatare pa taksa dhe kontribute në korrik ishte 851 euro dhe ishte 1.6 për qind më e lartë se në qershor.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare neto në korrik shënoi një rritje prej 6.8 për qind. Paga mesatare bruto në korrik ishte 1.000 euro.
“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në korrik në krahasim me qershorin shënuan një rritje prej 0,4 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë u rritën me 1,2 për qind”, thuhet në njoftimin e Monstat.