DY RASTE TË REJA ME FRUTH, TË INFEKTUAR DHE KATËR PERSONA MBI 40 VJEÇ

Gjatë javës së kaluar, 24-30 gusht, janë regjistruar dy raste të reja me fruth, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Mal të Zi në 21 gjatë pesë muajve të fundit, njofton Instituti për Shëndet Publik.

Njëri është regjistruar në Rozhajë dhe tjetri në Budva.

“Rasti i sëmundjes në Rozhajë është importuar dhe epidemiologjikisht i lidhur me epideminë e fruthit në Serbi, ndërsa rasti në Budva është i lidhur epidemiologjikisht me një rast të regjistruar më parë nga ajo komunë. Të dy rastet e sapo regjistruara janë persona të pavaksinuar, nën moshën gjashtë vjeçare”, thuhet në njoftim.

Shumica e të infektuarve janë nën moshën 5-11 vjeç, ndërsa katër të infektuar janë mbi 40 vjeç.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 20 janë konfirmuar në mënyrë laboratorike (bazuar në testin PCR dhe/ose testin serologjik – prania e antitrupave specifikë ndaj fruthit), ndërsa një është klasifikuar si rast i konfirmuar në bazë të lidhjes epidemiologjike dhe pamjes tipike klinike. Me fillimin e vitit të ri shkollor rreziku i përhapjes së mëtejshme të fruthit do të rritet edhe më tej.

ISHP vazhdimisht u bën thirrje prindërve që të përfitojnë nga terminet e rregullta dhe plotësuese për vaksinim, të cilat qendra të caktuara shëndetësore i organizojnë në fundjavë, dhe të vaksinojnë fëmijët pa vonesë, ndërsa fëmijët e pavaksinuar mos ti dërgojnë në ambiente kolektive (institucione parashkollore dhe shkollore, kënde lojërash, çerdhe, objekte sportive dhe rekreative, udhëtime, ekskursione…).

SHARE