
Foto: KE
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se Mali i Zi po i afrohet fundit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar përparimin e vendit në rrugën drejt integrimit.
Duke folur në hapjen e Forumit për Zgjerimin e BE-së, ajo theksoi se, për herë të parë pas shumë vitesh, ekziston një perspektivë konkrete për zgjerimin e Unionit.
Fon der Lajen vlerësoi gjithashtu përparimin e Shqipërisë, si dhe të Moldavisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit.
Ajo nënvizoi se zgjerimi është një mundësi për afrimin e popujve evropianë dhe ndërtimin e një Unioni ku qytetarët të jetojnë në paqe, liri dhe mirëqenie.
Sipas saj, BE-ja duhet ta shfrytëzojë këtë moment, por edhe të përgatitet institucionalisht për pranimin e anëtarëve të rinj.









