MILLATOVIQ PRITI AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË MALIT TË ZI NË SHBA, SLLOVENI, MAQEDONINË E VERIUT DHE HUNGARI

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq priti ambasadorët e sapoemëruar të Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Slloveni, Maqedoninë e Veriut dhe Hungari, Jovan Mirkoviq, Dragan Tufegxhiq, Zoran Milaniq dhe Çedomir Fushtiq dhe ua dorëzoi letrat kredenciale.

Me atë rast, Millatoviq i uroi ambasadorët për zgjedhjen e tyre në një post të rëndësishëm për Malin e Zi dhe u uroi suksese në misionin e tyre diplomatik.

Ai theksoi se që në fillim të mandatit të tij ka insistuar në rëndësinë e plotësimit të rrjetit diplomatik, duke e vlerësuar faktin se vetëm pas më shumë se dy vitesh është bërë progres në këtë drejtim.

Në bisedën me ambasadorët, presidenti Millatoviq shprehu pritshmëri që gjatë mandatit të tyre të japin një kontribut shtesë në arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme të vendit, anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, anëtarësimit të besueshëm në NATO dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Duke falënderuar Presidentin Millatoviq për mikpritjen dhe nderimin e treguar, ambasadorët theksuan se është privilegj të përfaqësojnë Malin e Zi dhe se gjatë mandatit të tyre diplomatik do të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe vendeve në të cilat ata kryejnë misionin e tyre.

SHARE