Epidemia e fruthit është shpallur në Podgoricë dhe Budva.
Gjatë javës së kaluar janë regjistruar tre raste të reja me fruth, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi në pesë muajt e fundit ka arritur në 19.
Instituti i Shëndetit Publik apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe paralajmëron se ekziston rreziku i përhapjes së epidemisë së fruthit.
ISHP u bën thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e pavaksinuar në tubime kolektive (parashkollorë, dhoma lojërash, çerdhe, ambiente sportive dhe rekreative, udhëtime, ekskursione…)