NGA E MARTA DERIVATET DO TË JENË MË LIRË

Nga e marta e javës së ardhshme Eurodizel duhet të bjerë për dy cent, ndërsa benzina për tre cent, njoftoi Drashko Strikoviq nga Shoqata e Kompanive të Naftës së Malit të Zi në programin e mëngjesit të TVMZ.

Në tregun botëror, thotë ai, vërehet ulja e çmimit të naftës dhe “ftohja” e kërkesës, dhe muajin e fundit deri në një muaj e gjysmë kemi, siç shprehet ai, një ulje të lehtë të çmimeve në bursa.

Kjo është arsyeja pse ai paralajmëron ulje të çmimeve në Mal të Zi nga 27 gushti.

“Eurodizel duhet të jetë më e lirë për dy cent, dhe benzina për tre cent. Që qytetarët të kenë të paktën një kursim të vogël”, tha Strikoviq.

Ai sqaron se nga e marta çmimi i Eurodizelit do të jetë 1.35 euro, ndërsa të njëjtin çmim e kemi pasur në tetor 2018. Pra, çmimet e naftës mund të kenë një kontribut në rënien e inflacionit”, tha Strikoviq.

Ai tha gjithashtu se është e nevojshme të vazhdohet kërkimi i naftës dhe gazit në Mal të Zi.

“Ne duhet të investojmë në hulumtime të tilla dhe të kërkojmë zgjidhjet më të mira”, tha Strikoviq.

SHARE