FAQE E RREME NË FACEBOOK E TRANSPORTIT TË QYTETIT, QYTETARËT TË INFORMOHEN PËRMES PROFILEVE ZYRTARE

Faqja në Facebook e quajtur “Transporti i Qytetit Podgoricë”, në të cilën qytetarëve u ofrohen çmime të volitshme për biletat e autobusit, është false, njofton kompania Putevi.

“Lajmi që është shfaqur së fundi në rrjetin social Facebook është i rremë, ashtu si edhe profili “ Transporti i Qytetit Podgoricë” nga i cili është publikuar lajmi. Theksojmë se të gjitha informacionet dhe njoftimet e sakta vijnë ekskluzivisht nga profilet tona zyrtare”, paralajmëron kompania.

SHARE