OKB, 3 MUAJ VËZHGIM GJADRIT / DO MBIKËQYRË RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË EMIGRANTËVE

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët do të stacionojë një misioni vëzhgim tremujor në kampin e Gjadrit, ku do të mbajnë shënime mbi respektimin e të drejtave themelore të emigrantëve që do të transferojë Italia në Shqipëri në këtë kamp.

Zëdhënësja e UNHCR, Luise Donovan konfirmoi misionin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane të martën.

Aktivistë për të drejtat e njeriut ka kohë që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe janë shprehur kundër ngritjes së kampeve të migrantëve në brigjet shqiptare, që pritet të nis zbatimin në muajin shtator. Sipas Donovan prania e UNHCR është për t’u siguruar “se do të garantohen të drejtat dhe dinjiteti i personave të prekur”.

UNCHR do të ketë një rol vëzhgues, por edhe këshillues.

Në fokus do të jenë jo vetëm e drejta për azil, por edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe një proces i drejtë për personat që kanë nevojë për mbrojtje.

Në fund të procesit të vëzhgimit, organizata e OKB-së do të paraqesë propozimet e saj të përmirësimit tek qeveria italiane.

Në fillim të kësaj jave, inxhinierët italianë kryen testimin e parë të funksionimit te elementëve të sigurisë së kampit të Gjadrit.

SHARE