JAPONI, KAOS NË AEROPORT

Tridhjetë e gjashtë fluturime u anuluan dhe 201 patën vonesa në një aeroport japonez pasi një palë gërshërë u zhdukën në një dyqan të ndodhur shumë poranë portave të nisjes.

Kontrollet e sigurisë në terminalin e brendshëm të Aeroportit të Ri Chitose të Hokkaido-s u ndërprenë për rreth dy orë gjatë fundjavës duke lënë me qindra udhëtarë të bllokuar përkohësisht.

Radhë të gjata u krijuan me pasagjerët që po humbisnin durimin, teksa autoritetet po përpiqeshin të gjenin gërshërët e humbura, të cilat dolën në dritë vetëm të nesermën po brenda të njëjtit dyqan.

Njoftimin e gjetjes së gërshërëve, zyrtarët nuk e bënë deri në momentin që konfirmuan se ishin të njëjtat me ato të humburat.

Shumë udhëtarë të prekur nga anulimet dhe vonesat po ktheheshin në shtëpi pas festës vjetore të Bon të Japonisë.

Edhe pse të prekur nga situata, ata e kanë pranuar reagimin e tepruar të autoriteteve, duke qenë se konsiderohej i nevojshëm për sigurinë.

Ministria japoneze e Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit i kërkoi drejtuesve të aeroportit të Hokkaidos të hetojnë shkakun e incidentin dhe të parandalojnë mundësinë e përsëritjes së tij.

SHARE