BASHKIMI EVROPIAN DERI MË TANI KA INVESTUAR POTHUAJSE 18 MILIONË EURO NË PROJEKTE ZHVILLIMORE

Bashkimi Evropian (BE) deri më tani ka investuar pothuajse 18 milionë euro në projekte zhvillimore të zbatuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët malazezë, njoftoi UNDP.

Këtë vit, programi i UNDP-së dhe BE-së po feston një përvjetor të rëndësishëm – 20 vjet të partneritetit të suksesshëm global. UNDP tha se programet dhe prioritetet e tyre zhvillimore janë të përafruara me prioritetet shtetërore në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe me Axhendën 2030.

“Afërsisht dy të tretat e masave brenda Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së janë të lidhura drejtpërdrejt me kapitujt e negociatave dhe kërkesat e procesit të anëtarësimit në BE, gjë që pasqyron përpjekjet e përbashkëta të UNDP-së dhe BE-së drejt forcimit të  bashkësive inkluzive dhe rezistuese – me një fokus tek  njerëzit dhe nevojave të tyre”, thuhet në njoftim.

SHARE