Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq njoftoi se normalizimi i punës së institucioneve shëndetësore do të filloj nga 11 maji, si dhe së shpejti do të aktivizohet trafiku ndërkombëtar në rajone, si dhe që qytetarët do të kenë mundësi të hyjnë në objektet fetare.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale me virusin e koronës, normalizimi i punës së institucioneve shëndetësore do të filloj nga 11 maji, me qëllim të sigurimit të disponueshmërisë graduale të ekzaminimeve specialistike për të gjithë pacientët në spitalet e përgjithshëm dhe specialë të QKMZ, si dhe institucionet në rrjetin e sistemit shëndetësor”, tha Hrapoviq në konferencën e Trupit Koordinues Kombëtar.
Duke ruajtur shëndetin e qytetarëve, siç theksoi ai, është treguar se sistemi i kujdesit shëndetësor është i gatshëm për sfidat më të mëdha.
Qendra shëndetësore në Tolosh vazhdon të punojë si pikë kontrolli për pacientët që dyshohet se janë pozitivë për Covid19.
Spitalet e përkohshme në Podgoricë, Tivar dhe Berane po mbyllen.
Ndihmësi i drejtorit të ISHP-së, Senad Begiq, njoftoi se së shpejti trafiku ndër-komunal në rajone do të aktivizohet.
Ai gjithashtu njoftoi lëshime për masat që lidhen me zakonet fetare. “Këtë mëngjes kemi pasur një takim me të tre konfesionet kryesore në Mal të Zi dhe jam shumë i lumtur që mund të përcjell mesazhin te njerëzit besimtarë që në periudhën e ardhshme ata do të jenë në gjendje të plotësojnë/ndjekin zakonet e tyre fetare në ndërtesa fetare në kushte të caktuara “, tha Begiq.
Ai shtoi se kushtet për hapjen e restoranteve dhe kafeneve nuk janë përmbushur ende, sepse rregullat dhe kushtet që duhet të përmbushen nuk janë përcaktuar.
Ai gjithashtu njoftoi se ndalimi i lëvizjes nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit do të hiqet në të ardhmen e afërt.
Nga analizat e këtij mëngjesi e deri në orën 16.30 pasdite, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën e 148 mostrave, ndër të cilat nuk pati raste të reja të infeksionit koronavirus.
Ndihmësi i drejtorit të ISHP-së, Senad Begiq, njoftoi në konferencën e Trupit Koordinues Kombëtar se një pacient tjetër është shëruar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 267, ndërsa aktualisht të sëmurë në Mal të Zi janë 49 persona.