BESHOVIQ: ZJARRE NË DISA QYTETE, VALËT E TË NXEHTIT SHTOJNË RREZIQET

Në Mal të Zi në ditët në vijim priten temperatura jashtëzakonisht të larta deri në 42 gradë andaj Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në MPB apelon qytetarët që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur dhe të mos përdorin mjete piroteknike.

Në vendin tonë ende ka pasur zjarre aktive në disa komuna, tha për TVMZ, Miodrag Beshoviq, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në MPB.

“Sot kemi inspektuar të gjitha zonat e djegura në të gjithë Malin e Zi, kemi vizituar edhe Plluzhinën, situata atje aktualisht është shumë më e qëndrueshme se sa ishte sot. Diçka që na shqetëson është se pylli me pisha atje është prekur nga zjarri, i cili nuk është pyll i klasit të tretë si në pjesën qendrore dhe jugore të Malit të Zi”, tha Beshoviq.

Sipas tij, në Podgoricë, Cetinë dhe Tuz ende ka zjarre aktive, të cilat nuk janë të intensitetit më të madh.

SHARE