Qeveria e Malit të Zi ofron librat shkollor falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Mal të Zi.
Shpërndarja e librave do të nisë të hënën më 12 gusht dhe do të kryhet në tre cikle në mënyrë që gjithçka të jetë gati për fillimin e vitit shkollor.
Instituti për Tekste dhe Mjete Mësimore do t’i dorëzojë librat në të gjitha shkollat dhe është përgjegjësi e tyre t’i sjellin librat në ambientet e shkollës.
Për këtë qëllim janë ndarë më shumë se 3.5 milionë euro nga mjetet buxhetore të Qeverisë së Malit të Zi.