MILLATOVIQ KËRKON NGA PARTNERËT NDËRKOMBËTARË NJË KAMION MODERN ZJARRFIKËS

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se e përmbushi premtimin që iu dha zjarrfikësve tanë në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit dhe u dërgoi një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për dhurimin e një kamioni modern zjarrfikës të projektuar posaçërisht për terrene të vështira dhe veprime komplekse për të shpëtuar jetë njerëzish në ndërtesa të larta.

“Ky automjet do tu mundësonte ekipeve që të përgjigjen më shpejt dhe të menaxhonin zjarret në terrene sfiduese, të cilat ne kemi qenë dëshmitarë ditët e fundit në të gjithë vendin tonë. Në këtë mënyrë, duke përmirësuar efikasitetin dhe sigurinë e zjarrfikësve, do të ruajmë jetët njerëzore, pronën dhe natyrën, të cilat janë nën zjarr gjatë javëve të fundit”, ka shkruar Millatoviq në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu apeloi qytetarët që të sillen me përgjegjësi, konform rekomandimeve të institucioneve kompetente, dhe të kontribuojnë në eliminimin e faktorit njerëzor si shkaktar i zjarrit.

SHARE