GJELOSHAJ: ËSHTË DUKE U PËRGATITUR VENDIMI PËR KUFIZIMIN E MARZHIT, I CILI DO TË PËRFSHIJË QINDRA ARTIKUJ

“Përgatitja e vendimit për kufizimin e marzheve është në përfundim dhe do të përfshijë më shumë artikuj se aksioni i mëparshëm “Çmime të kufizuara”, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Ai theksoi se para dhjetë ditësh marzhet ishin kufizuar në 5 ushqime bazë dhe përkujtoi se më pas ishte paralajmëruar se pas hulumtimit të bërë me konsumatorët do të merret një vendim i ri për kufizimin e marzhit në disa qindra artikuj.

“Përgatitja e vendimit është drejt përfundimit dhe do të përfshijë më shumë artikuj se aksioni i mëparshëm “Çmime të kufizuara” dhe do të aplikohet pasi të kryhen procedurat ligjore, të miratohen nga Qeveria dhe të publikohen në Gazetën Zyrtare”, theksoi zëvendëskryeministri Gjeloshaj.

Siç tha ai, të gjitha aktivitetet janë duke u zhvilluar në koordinim të plotë siç ka paralajmëruar edhe kryeministri Millojko Spajiq.

“Qëllimi ynë është të përdorim metoda moderne dhe evropiane për të arritur lulëzimin e standardit të jetesës së qytetarëve tanë dhe zhvillimin e plotë ekonomik”, tha Gjeloshaj dhe shtoi se shqetësimi për standardin e qytetarëve, i cili është shprehur në opinion, është shumë pozitiv, dhe se tashmë është e qartë se Qeveria e 44-të e Malit të Zi është ajo që ka bërë më së shumti për qytetarët, ka ruajtur standardin, ka penguar rritjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka rritur pagat dhe pensionet.

SHARE