Viti shkollor 2024/25 fillon të hënën më 2 shtator 2024 dhe përfundon të premten më 13 qershor 2025.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit përmes një postimi në Facebook.
Ai departament qeveritar përgatiti kalendarin shkollor për vitin 2024/25, si pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë planifikimin dhe organizimin e vitit të ri shkollor.
“Për faktin se ndryshimet në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin, të cilat i referohen përcaktimit të numrit të periudhave të klasifikimit, janë në procedurë parlamentare dhe janë në rend dite për më 16 gusht, kalendari shkollor do të miratohet dhe do të dorëzohet në shkolla sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në faqen në Facebook.