MILLATOVIQ SHPALLI NJË SËRË LIGJESH PËR KONTROLLIN E CILËSISË SË TË DHËNAVE TË REGJISTRIMIT

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, shpalli një grup prej tetë ligjesh, zbatimi i të cilave do të sigurojë kontrollin e cilësisë së të dhënave të regjistrimit.

Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror të Popullsisë, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrat e vendbanimeve, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrat e të lindurve, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për bashkëpunimin e Malit të Zi me Diasporën – Mërgimtarët.

“Me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, Drejtorisë për Statistikat – MONSTAT do t’i mundësohet aksesi i plotë dhe përdorimi i burimeve të nevojshme administrative të të dhënave. Në këtë mënyrë forcohet edhe besimi në procedurën e kryer të regjistrimit”, theksojnë ata në një deklaratë nga Zyra e Presidentit.

SHARE