TË DREJTË VOTE NË PODGORICË KANË 145.908 QYTETARË

Numri i votuesve në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në kryeqytetin Podgoricë më 27 korrik 2024 është 145.908, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për këshilltarë në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës më 29 shtator 2024.

Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se numri i votuesve në listën zgjedhore në kryeqytetin Podgoricë, sipas të cilit zgjedhjet e mëparshme janë mbajtur më 11 qershor 2023, ka qenë 144.095.

“Kontrollimi i listës zgjedhore mund të merret nga votuesi personalisht, në sportelet e Njësisë Rajonale për Çështje Administrative, Shtetësi dhe të Huaj në Podgoricë, çdo ditë pune (nga e hëna në të premte) nga ora 08:00 deri në 17:00, me kartë identiteti ose dokument udhëtimi (pasaportë) të vlefshme. Gjatë kontrollit të drejtpërdrejtë votuesi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të shënuara në listën e zgjedhësve”, njoftoi MPB.

Ata rikujtojnë se votuesi mund të kontrollojë listën zgjedhore direkt dhe përmes portalit të internetit www.biraci.me.

SHARE