Kuvendi i Malit të Zi në seancën e sotme ka përkrahur rikonstruktimin e Qeverisë, ku përfshihen Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike dhe Partia Boshnjake.
Propozimet e kryeministrit për emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë u mbështetën nga mbi 50 deputetë.
Rikonstruktimi i qeverisë, sipas kryeministrit, do të forcojë stabilitetin politik, do të përshpejtojë reformat dhe rrugën e Malit të Zi drejt BE-së.
Spajiq propozoi dhe Parlamenti pranoi për të ndryshuar përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së 44-të Malit të Zi, të cilët janë:
Aleksa Beçiq – zëvendëskryeministër për Siguri, Mbrojtje, Luftimin e Krimit dhe Politikën e Brendshme;
Filip Ivanoviq – zëvendëskryeministër për Punë të Jashtme dhe Evropiane
Budimir Aleksiq – zëvendëskryeministër për Arsim, Shkencë dhe Marrëdhënie me Komunitetet Fetare;
Milun Zogoviq – zëvendëskryeministër për Infrastrukturë dhe Zhvillim Rajonal;
Ervin Ibrahimoviq – zëvendëskryeministër për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme;
Sasha Mujoviq – ministër i Energjisë;
Bojan Bozhoviq – ministër i Drejtësisë;
Slaven Radunoviq – ministër i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore;
Simonida Kordiq – ministre e Turizmit;
Maja Vukiçeviq – ministre e Transportit;
Damjan Qulafiq – ministër i Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut;
Dragoslav Shqekiq – ministër i Sportit dhe Rinisë;
Naida Nishiq – ministre e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social;
Filip Raduloviq – ministër i Çështjeve Detare;
Mirsad Azemoviq – ministër i Diasporës;
Damir Gutiq – ministër i Mirëqenies Sociale, Kujdesit Familjar dhe Demografisë;
Admir Shahmanoviq – ministër i Minierave, Naftës dhe Gazit;
Ernad Suleviq – ministër i Zhvillimit Rajonal të Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare;
Milutin Butoroviq – ministër pa portofol.