Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të përfaqësojë Malin e Zi në samitin BE-Ballkan Perëndimor, që do të zhvillohet përmes video-konferencës nesër.
Siç është njoftuar nga Këshilli i BE-së, procesi i Stabilizim Asociimit nuk do të jetë në rendin e ditës.
Drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë perspektivën evropiane të vendeve të Evropës Juglindore.
Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu për pandeminë e koronavirusit dhe mënyrat për të trajtuar krizën shëndetësore dhe pasojat socio-ekonomike.
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme Joseph Borell.
Samiti virtual po zhvillohet 20 vjet pas samitit të Zagrebit 2000, kur u mbajt takimi i parë i liderëve të BE-së jashtë Bashkimit.
Theksohet që ky bashkëpunim dhe koordinim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, edhe pas fazës së daljes nga kjo situatë.