Do të votojmë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Kryeqytetit të Podgoricës, tha Jevrosima Pejoviq, këshilltare e Lëvizjes për Podgoricën.
Kështu tha ajo në konferencën e sotme për media në Kuvendin e Kryeqytetit.
Pejoviq tha se “kolegët e Lëvizjes „Evropa Tani“ po dakordohen me opozitën”.
“U bëj thirrje kolegëve të mi nga qeveria që së bashku t’ua kthejmë mandatin qytetarëve. Nuk është me rëndësi zëvendësimi, por ndryshimi i sistemit. Këtë e harruan kolegët tanë nga Lëvizja „Evropa Tani“ kur iu dha rasti”, tha ajo.
Deputetja e Lëvizjes për Podgoricë Nagja Lilaniq tha se nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetares së Podgoricës, Olivera Injac, sepse dikush duhet të jetë kryetar komune në periudhën e përkohshme.
Seanca e Kuvendit të Kryeqytetit ku do të diskutohet shkarkimi i Injacit dhe shkurtimi i mandatit të Kuvendit do të mbahet të mërkurën më 24 korrik.