SPAJIQ: ASKUSH QË VËRTETOHET SE ËSHTË PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE NUK DO TË MBROHET

Kushdo që vërtetohet se është pjesë e organizatave mafioze apo kriminale do të ndiqet penalisht, tha kryeministri Millojko Spajiq, duke theksuar se askush nuk do të mbrohet.

Në konferencën për media ku u prezantua Strategjia Fiskale për periudhën 2024 – 2026, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse e dinte se kush ishte anëtari i lartë i pushtetit ekzekutiv që përmendej në korrespondencën nga aplikacioni Sky, kryeministri tha se nuk e ka atë informacion.

“Kushdo që vërtetohet se është pjesë e organizatave mafioze dhe kriminale nuk do të mbrohet dhe do të ndiqet penalisht”, theksoi Spajiq.

Të mërkurën, Departamenti Special i Policisë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, në kuadër të aksionit ndërkombëtar të koduar “Gjeneral”, ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për kontrabandë të kokainës në nivel ndërkombëtar.

Nga Prokuroria thanë se ndaj të arrestuarve dhe dhjetë personave të tjerë është ngritur kallëzim penal nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe prodhimit të paautorizuar, mbajtjen dhe vënien në qarkullim të drogës.

Pjesë integrale e aksionit është edhe korrespondenca nga aplikacioni i koduar Sky, në të cilin, siç raporton Vijesti, përmendet disa herë një politikan i lartë i pushtetit ekzekutiv.

SHARE