Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë, SH.T. Peter Felten.
Gjeloshaj i uroi mirëseardhjen ambasadorit gjerman, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i dha Malit të Zi në realizimin e IBAR-it.
„Procesin e integrimeve evropiane nuk e shikojmë vetëm nga aspekti ekonomik, por mbi të gjitha nga aspekti i përvetësimit të vlerave evropiane,“ theksoi Gjeloshaj.
Gjatë takimit, ambasadori gjerman e njoftoi zëvendëskryeministrin Gjeloshaj për ftesën zyrtare të zëvendëskancelarit dhe ministrit gjerman për Ekonominë dhe Klimën, Dr. Robert Habek, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit në kuadër të samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Berlin.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se Gjermania dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë komunikimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.