SHEHOVIQ: SHKOLLAVE IU ËSHTË DËRGUAR UDHËZIMI PËR VLERËSIMIN DHE NOTIMIN E NXËNËSVE

Të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi u është dërguar një udhëzim i klasifikimit me instrukcione të qarta lidhur me kryerjen e notave për periudhën e katërt të klasifikimit dhe notave përfundimtare, dhe në përputhje me mundësinë realiste të përfundimit të vitit shkollor nga shtëpia, tha Ministri i Arsimit Damir Shehoviq. Prindërit do të kenë mundësi të shohin vlerësimin e fëmijëve të tyre përmes aplikacionit.

“Ajo që është e re është se Telekom ka zhvilluar gjithashtu një aplikim mobil të quajtur “Dnevnik”, përmes të cilit prindërit do të jenë në gjendje të monitorojnë më lehtë dhe me saktësi çdo ndryshim në shkollë, duke përfshirë, natyrisht, çdo notë që shënohet në ditar,” tha ministri Shehoviq, duke vërejtur se ndjeshmëri të veçantë duhet t’u jepet nxënësve, familjeve të cilëve jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike dhe një mjedis me disavantazh arsimor.

Në shkollat fillore, fokusi kryesor është që vlerësimi i periudhës së katërt të klasifikimit ose tremujorit të marrë parasysh situatat, që do të thotë se vlerësimi duhet të mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në kreativitet, aktivitet, afate kohore dhe përfshirje të nxënësve në procesin e mësimit në shtëpi si dhe qëndrimi i nxënësit ndaj punës.

“Po ashtu, fëmija nuk duhet të dëmtohet, gjë që nuk nënkupton dhurimin e notave, por që, nëse mësuesi ka një dilemë, ai ose ajo duhet të kryejë vlerësimin në një mënyrë që nuk do ta vendosë nxënësin në një pozitë më pak të favorshme sesa e merituar”, thuhet në deklaratë.

Notat përfundimtare e nxënësve të shkollave fillore, duke pasur parasysh faktin se monitorimi i arritjeve nuk mund të bëhet në një mënyrë standarde, duhet të bazohet kryesisht në periudhën para pezullimit të mësimit të mëparshëm dhe në pjesëmarrjen e nxënësve në procesin e mësimit në distancë.

“Prandaj, vlerësimi përmbyllës nuk duhet, nëse është e mundur dhe reale, të jetë më i ulët se vlerësimet nga periudha e mëparshme, përkatësisht periudha e tretë e klasifikimit,” tha ministri.

Kur bëhet fjalë për shkollat e mesme, udhëzimet bazohen gjithashtu në parime të ngjashme, dhe në nevojën për të monitoruar angazhimin e nxënësve dhe për të vlerësuar parimet pedagogjike, duke marrë parasysh rrethanat reale.

“Edukatorët kanë treguar edhe një herë që janë themeli i shoqërisë, dhe me entuziazmin dhe përkushtimin e tyre ata kanë ruajtur sistemin arsimor në këto momente. Unë nuk kam asnjë dilemë se kjo do të ndodhë deri në fund, d.m.th., ata do të dinë që të përgjigjen në detyrën kërkuese, që është se kur vlerësojnë, të respektojnë rrethanat, ti kuptojnë dhe mbështesin nxënësit, njëkohësisht të jenë realistë dhe me kritere të barabarta për të gjithë, ” përfundoi Shehoviq.

SHARE