NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË SHTRENJTA

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të rriten nga katër deri në pesë cent, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten me katër cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.55 euro dhe 1.59 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë pesë cent më i lartë, për dy javët e ardhshme do të jetë 1.45 euro.

Nafta për ngrohje do të rritet me pesë cent dhe do të kushtojë 1.41 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 18 qershor, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga një deri në tre cent.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 16 korrik dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 17 korriku.

SHARE