SPANJA NIS PROCEDURAT PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon që të hedhë në votim të martën e ardhshme në seancën plenare të Kongresit spanjoll një propozim jo legjislativ me të cilin i kërkon që qeverisë spanjolle të njohë Kosovën si një shtet sovran.

Katalanasit e ‘Junts’ kanë sjellë si argument faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) deklaroi në Korrik 2010 se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE”, thekson ‘Junts’ në deklaratën shpjeguese.

Sipas mendimit të kësaj partie, nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës.

Spanja që nga janari i kaluar ka njohur pasaportat e Kosovës për qëndrim të shkurtër në zonën Shengen.

SHARE