Eurodizeli nga mesnata do të jetë më i lire shtatë cent, ndërsa çmimet e benzinës nuk do të ndryshojnë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Eurodizeli do të jetë më i lirë shtatë centë dhe do të kushtojë 89 cent.
Eurosuper 95 dhe 98 do të jetë me një çmim të pandryshuar 98 cent, gjegjësisht 1.02 EUR gjatë dy javëve të ardhshme.
Ndryshimet e fundit në çmimet e karburantit ishin në 14 prill.
Sipas parashikimeve të Dekretit për metodën e formimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet në 11 maj, dhe vlerat e ndryshuara të produkteve të naftës do të jenë të vlefshme nga 12 maj.