DITË JO PUNE ME 1 DHE 2 MAJ

Ditët jo-pune do të jenë e premtja 1 maj dhe e shtuna 2 maj, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruar të sigurojnë në festa kryerjen e punëve, janë të detyruar që gjatë ditëve të festave të sigurojnë vazhdimin e punës , me ndërprerjen e të cilës mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

SHARE