Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka hapur sot samitin e të rinjve NATO, i cili u mbajt njëkohësisht në shumë vende në mbarë botën.
„Si presidenti më i ri i një anëtari të NATO-s, jam krenar që përfaqësoj brezin e ri të politikanëve në Ballkanin Perëndimor dhe Malin e Zi, një vend që ka bërë hapa të rëndësishëm në maturimin demokratik,“ tha Millatoviq.
Ai theksoi se forcimi i besueshmërisë së anëtarësimit në NATO dhe rruga jonë në BE janë në krye të agjendës së tij të politikës së jashtme.
Në fjalën e tij hyrëse, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe e falënderoi për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme.
“NATO po përballet sot me shumë sfida dhe për këtë është e rëndësishme që shtetet anëtare t’i rezistojnë të gjitha kërcënimeve dhe sfidave së bashku. Pa sigurinë e përbashkët, ne nuk do të jemi në gjendje të përballemi me sfida të tjera si ndryshimi i klimës, varfëria dhe paqëndrueshmëria ekonomike”, tha Stoltenberg.
Ai tha se NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori dhe se si e tillë kontribuon më së shumti për paqen dhe sigurinë globale.