GJUKANOVIQ: INTEGRIMI I PLOTË NË BE ËSHTË ÇELËSI I STABILITETIT DHE ZHVILLIMIT

Mali i Zi vazhdon të jetë një faktor konstruktiv dhe do të mbështesë dialogun dhe misionin e plotë të Përfaqësuesit Special të BE Mirosllav Lajçak, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Sipas llogarisë në Twitter të Gjukanoviqit, zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura dhe integrimi i plotë në BE janë thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit, dhe me një rëndësi të madhe për BE-në.

Lajçak është Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.

SHARE