Karnavalet festohen në të gjithë botën me maska e veshje plot ngjyra, origjinalitet, energji dhe festa në rrugët e qyteteve.
Festa e karnavaleve në Komunën e Tuzit është kthyer në një traditë të përvitshme që ka nisur 28 vite më parë.
Në datat 11, 12 dhe 13 shkurt në Komunën e Tuzit u mbajt edicioni i 29-të i mnifestimit kulturor dhe tradicional Karnavali-Koret 2024.
Me datën 11 shkurt u mbajt karnevali i fëmijëve, ku si rezultat i moti me shi programi u mbajt në QKI “Malësia”.
Ndërsa të hënën më 12 shkurt u mbajt Nata e peshkut dhe vëres, ku shoqërohën të gjithë grupet pjesëmarrëse të karnavalit.
Karnavalet në Komunën e Tuzit janë një nga elementet më të rëndësishëm identitar e historik të qytetit, që konceptohen si një festë e madhe, që zgjati tri ditë e tri netë duke mbledhë në sheshin e qytetit fëmijë, të rinj e të rritu.
Defileu kryesor u mbajt të martën më 13 mars në sheshin e ri të Komunës së Tuzit. Përveç grupeve nga Malësia, në karnavalet e sivjetme morë pjesë edhe grupet e karnavaleve nga Shqipëria, Budva, Tivati dhe Herceg Novi. Maskat ishin nga më të thjeshtat tek më ekstravaganteg, e madhe apo e vogël, çdo maskë ishte unike.
Një element kryesor i traditës së Karnavaleve është shtriga/shtrigani, një maskë e shëmtuar, ku djegia e tij realizohet në mbrëmjen e ditës së tretë në finale të Karnavaleve.
Gjatë mbrëmjeve të Karnevalit, vizitorët patën mundësi të vizitojnë edhe “Pazarin e karnevaleve” i cili ishte i vëndosur në sheshin e ri të Tuzit.
Në natë finale nuk mundoj as argetimi deri në orët e para të mëngjesit falë koncertit muzikor të NRG Band.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /