Të dhënat e CEDEM-it treguan se 78 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Kjo është, siç raportohet, përqindja më e lartë në këtë çështje që kur janë bërë matjet. 11 për qind e qytetarëve janë kundër hyrjes së Malit të Zi në BE dhe po aq qytetarë nuk kanë qëndrim për këtë çështje.
19.5 për qind e qytetarëve besojnë se Mali i Zi duhet të mbështetet plotësisht tek Bashkimi Evropian në politikën e tij të jashtme.
Ndërsa, 11 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbështetemi plotësisht.