KUVENDI I MALIT TË ZI NUK SHKARKON KRYEPARLAMENTARIN ANDRIJA MANDIQ

Kuvendi i Malit të Zi sot nuk e ka shkarkuar kryeparlamentarin Andrija Mandiq.

Për këtë pikë votuan 72 deputetë dhe një fletë votimi ishte e pavlefshme.

Për shkarkimin e Mandiq votuan 27 deputetë, ndërsa kundër 44.

Nisma për shkarkimin e Mandiqit është paraqitur nga Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratët, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Nisma Qytetare Kroate, me arsyetimin se ai nuk është i denjë për ta mbajtur atë detyrë.

Lëvizja „Evropa Tani“ fillimisht ka kërkuar që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, por sot në seancë e kanë tërhequr atë kërkesë.

Debati i sotëm u karakterizua nga polemika të mprehta dhe opozita përmendi shumë arsye pse, sipas tyre, Mandiq duhej të shkarkohej.

Deputetët e Lëvizjes „Evropa Tani“ nuk morën pjesë në debat.

Në seancë u dëgjuan deklaratat se Mandiq është në fakt lideri i vërtetë i Lëvizjes „Evropa Tani“ dhe i shumicës parlamentare. Mandiq, duke iu përgjigjur akuzave, tha se ai nuk është lider i Lëvizjes „Evropa Tani“ apo i shumicës parlamentare.

Mandiq shtoi se të gjithë në mazhorancën qeverisëse po përpiqen ta bëjnë Malin e Zi anëtarin e parë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Seanca me punë vazhdon nesër në ora 12:00, ndërsa kolegjiumi me kryetarin e Kuvendit është caktuar në ora 11:30, tha nënkryetarja e Kuvendit Zdenka Popoviq.

SHARE