GJELOSHAJ: VENDIMI PËR KUFIZIMIN E MARZHEVE NË QEVERI MË 21 MARS

Vendimi për masat e përkohshme të kufizimit të çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe listën e produkteve do të jenë në rend dite të seancës së Qeverisë më 21 mars.

Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

„Dialogu i nisur në komisionin tregtar të Dhomës së Tregtisë do vazhdojë edhe në ditët në vijim, grupi i tyre i punës planifikon të propozojë një zgjidhje. Sidoqoftë, vendimi do të jetë në mbrojtje të standardeve të qytetarëve dhe më 21 mars do zbatohet menjëherë pas miratimit nga Qeveria. Kufizimi i marzheve të produkteve bazë do të bëhet,“ shkruan Gjeloshaj.

SHARE