Delegacioni i Shoqatës së Menaxherëve të Sigurisë së Malit të Zi është takuar me presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq.
Siç u theksua në takim, është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi ndërmjet sektorit të sigurisë dhe sektorit privat për të përmirësuar praktikat e sigurisë.
Pritja tek presidenti i Malit të Zi u bë me rastin e Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Menaxherëve të Sigurisë malazeze “Siguria – Sfidat dhe Perspektivat”, e cila do të mbahet më 20 dhe 21 prill.
Siç thuhet në komunikatën për media të Asociacionit, Millatoviq theksoi rëndësinë e iniciativës së Asociacionit në krijimin e një mjedisi më të sigurt social si parakusht kyç për përparimin ekonomik të vendit.
“Duke shprehur mbështetjen për këtë iniciativë të rëndësishme, presidenti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit të sigurisë dhe sektorit privat me qëllim të përmirësimit të praktikave të sigurisë. Me mbështetjen e Presidentit të vendit, kjo Shoqatë, në bashkëpunim me Shoqatën e Menaxherëve të Sigurisë Korporative të Evropës Juglindore, organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Menaxherëve të Sigurisë malazeze “Siguria – Sfidat dhe Perspektivat”. Konferenca do të mbahet më 20 dhe 21 prill të këtij viti, duke u ofruar ekspertëve të sigurisë mundësinë për të shkëmbyer ide dhe përvoja me qëllim të përmirësimit të praktikave të sigurisë në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë.
Shoqata e Menaxherëve të Sigurisë së Malit të Zi ftoi të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen kësaj nisme të rëndësishme dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt social në Mal të Zi.